Policia po heton rastin e vrasjes së një burri në Tetovë. Viktima ndodhej në një veturë të tipit Golf 5, kur autori hapi zjarr me breshëri plumbash drejt saj, raporton Telma, përcjell Nistori.
Sipas informacioneve të para, autori ka përdorur një pushkë automatike. Përveç viktimës, plumbat plagosën edhe disa persona të tjerë.
Dyshohet se bëhet fjalë për një vrasje të lidhur me hakmarrje dhe larje hesapesh të pazgjidhura. Policia ende nuk ka dhënë detaje të tjera, pasi hetimi është ende në zhvillim. /Nistori/






