Opozita në Serbi proteston kundër partisë së Vuçiqit, por vazhdimisht përdor gjuhë fyese ndaj shqiptarëve

    Qytetarët në Serbi, duke reaguar ndaj incidenteve në Vrbas dhe Baçka Pallankë, në të cilat u plagosën disa persona, u mblodhën në Beograd pas mesnate para selisë së Partisë Progresive Serbe në Vraçar në rrugën Njegosh, me tensione dhe përleshje me kordonin e policisë.

    Siç shihet në video, policia po shtyn qytetarët, të cilët bërtisnin me gjuhë fyese ndaj shqiptarëve “Aco, shqiptar”.

    Situata e mbrëmshme u përcoll me dhunë dhe tensione, ku policia sulmoi qytetarët dhe anëtarë të opozitës me shkopinj gome.

    Megjithatë ata gjatë tërë kohës përdornin gjuhë fyese dhe në aspektin pezhotariv brohorisnin “Aco, shqiptar”.

    Në disa video, qytetarët mund të shihen duke shtyrë një kontejner drejt kordonit të policisë dhe duke i pyetur policinë pse nuk ndërhyri në Vrbas dhe Baçka Pallanka, kur mbështetësit e SNS-së po qëllonin me fishekzjarrë ndaj demonstruesve.

    Lajmi Paraprak

    Kur i madhi nuk e duron të voglin – Si ta ktheni rivalitetin e fëmijëve në miqësi

    Lajmi i rradhës

    Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë