Dodik nuk është më President i Republika Srpska, Gjykata e BeH e hodhi poshtë ankesën e tij

    Divizioni i Apelit i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës hodhi poshtë ankesën e Milorad Dodik kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i cili i hoqi atij mandatin si President i Republika Srpska.

    Kështu shkruajnë mediat në Bosnjë dhe Hercegovinë, sipas të cilave, me këtë, Dodik zyrtarisht nuk është më në atë pozicion dhe KQZ është e detyruar të shpallë zgjedhje të parakohshme për presidentin e entitetit.

    Ju kujtojmë se KQZ-ja kishte marrë më parë një vendim për ndërprerjen e mandatit të tij, por ai mund të hynte në fuqi vetëm pasi të bëhej ligjërisht i detyrueshëm, domethënë, i konfirmuar nga Divizioni i Apelit i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

    Dhe vendimi i sotëm vendosi ligjërisht se Dodik nuk e kryen më funksionin e Presidentit të RS-së.

    Edhe pse avokatët e Dodikut pretenduan se kishte arsye ligjore për anulimin e vendimit, gjykata e hodhi poshtë ankesën e tyre.

    Kjo hoqi pengesën e fundit për thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme në entitetin e Republikës Srpska.

    Megjithatë, më herët sot nga Banja Luka, Dodik njoftoi mbajtjen e një referendumi në fund të shtatorit, në të cilin qytetarët e RS duhet të përgjigjen nëse pranojnë që përfaqësuesi i lartë në BeH të marrë vendime dhe nëse e njohin vendimin me të cilin ai u shkarkua.

    Në të njëjtën fjalim, Dodik tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në RS, megjithëse tani është e qartë se KQZ-ja do të jetë e detyruar t’i shpallë ato.

    Përveç kësaj, ai njoftoi një referendum të dytë brenda 90 ditëve nga i pari, këtë herë për shkëputjen e entitetit, të cilin Dodik e ka përsëritur për vite me radhë, por nuk e ka zbatuar kurrë deri më tani. 

    Lajmi Paraprak

    “Kompanitë mund të largohen nga Kosova për shkak të rrymës”

    Lajmi i rradhës

    Inteligjenca Artificiale krijon antibiotikë kundër dy sëmundjeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë