Zgjedhjet lokale 2025, shumë pak gra kandidate për kryetare të komunave në Kosovë

    Në prag të zgjedhjeve lokale 2025, partitë politike kanë zyrtarizuar listat e tyre me kandidatë për kryetarë dhe anëtarë të asambleve komunale.

    Megjithatë, ajo që bie më së shumti në sy është numri i ulët i grave të përfshira në garën për kryetare komunash.

    Në listat e partive më të mëdha politike, kandidaturat e grave janë të pakta.

    Lëvizja Vetëvendosje ka përfshirë vetëm një grua në listën e saj të kandidatëve për kryetarë të komunave. Bëhet fjalë për Egzona Terdevcin, e cila garon në komunën e Drenasit, duke synuar të sjellë një fitore për subjektin e saj në këtë komunë.

    Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm një kandidate grua, Ariana Hasani, ajo garon për fitore në Zubin Potok.

    Partia Demokratike e Kosovës ka përfshirë tri gra në listën e saj, Arta Vokshi Nallbani, kandidate për komunën e Pejës, Jona Arifi për komunën e Kamenicës dhe Flutura Hamza për komunën e Mitrovicës së Veriut.

    Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dy kandidate gra për kryetare komunash,  Hafize Sallahu në Kaçanik, dhe Vildane Latifi  në Fushë Kosovë.

    Po ashtu, Partia Socialdemokrate, ka vendosur që në garë për Prishtinë të jetë Besa Shahini dhe Natyra Kuçi për Deçan.

    Kurse, Nisma Socialdemokrate ka përzgjedhur Xhevahire Izmaku që të jetë kandidate për Vushtrri.

    Zgjedhjet lokale në Kosovë, do të mbahen më 12 tetor 2025, dhe janë një moment kyç në procesin demokratik të vendit.

    Në këto zgjedhje, qytetarët do të zgjedhin kryetarët e 38 komunave dhe anëtarët e asambleve komunale, të cilët do të kenë përgjegjësi për menaxhimin lokal dhe ofrimin e shërbimeve për komunitetet e tyre.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: pas zgjedhjeve lokale, ndryshime në Qeveri

    Lajmi i rradhës

    Brenda 20 ditëve, nxehtësia ekstreme shkaktoi vdekjen e 1300 njerëzve në Portugali

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë