Shëtitorja e Vardarit pastrohet nga qytetarët, institucionet në gjumë

    Qytetarët përveshën mëngët për të pastruar shëtitoren e lumit Vardar, e cila është harruar nga institucionet për vite me radhë. Ata mblodhën të gjitha llojet e mbeturinave, duke filluar nga shishet plastike, pjesët e makinave, letra, qese plastike, si dhe shumë mbeturina të tjera të ndryshme. Filip Georgiev, një nga organizatorët, thotë se ky aksion, përveç institucioneve kompetente, duhet t’i inkurajojë edhe njerëzit që të mos hedhin mbeturina kudo. Ai filloi aksionin “qese për dhjetë”, domethënë, për çdo dhjetë ndjekës të ri në profilin e tij në Instagram, ai mbledh një qese të madhe me mbeturina.

    “Çështja që më nxiti është më se e dukshme, kudo që të kthehemi ka mbeturina, dhe sinqerisht më shqetëson shumë, siç mund ta shihni ka shumë njerëz që shqetësohen shumë nga kjo. Përveç institucioneve kompetente, shpresoj se kjo do t’i inkurajojë edhe njerëzit që hedhin mbeturina të ndërgjegjësohen”, deklaroi Filip Georgiev – “Qese për dhjetë”.

    Qytetarët që ishin të pranishëm në këtë aksion thonë se vetëm me veprime të tilla mund të tregohet dashuria për atdheun dhe nëse duam një mjedis të pastër, duhet të marrim përgjegjësi qytetare.

    “Më nxiti sinqerisht dashuria për vendin, me veprime të tilla ne vetëm mund të tregojmë se e duam vërtet vendin tonë”, tha një qytetar.

    “Nëse duam të kemi qytet të pastër, qytete dhe shtet të pastër, të gjithë duhet të marrim përgjegjësi qytetare”, u shpreh një qytetar.

    Qytetarët u ndanë në dy grupe, njëri u nis nga ura “Kombet e Bashkuara” në lagjen Vllae, ndërsa tjetri nga lagjja “Novo Lisiçe” për të mbuluar dhe pastruar të gjithë shëtitoren. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Dyshime për keqpërdorim të resurseve shtetërore për fushatë politike

    Lajmi i rradhës

    Më pak taksa, më shumë luks, milionerët dynden drejt Dubait

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë