Dyshime për keqpërdorim të resurseve shtetërore për fushatë politike

    Kutia e votimit. Një qytetar i RMV duke votuar / Fotografia: Nistori

    Dyshime për keqpërdorim të resurseve shtetërore për fushatë politike. Së fundmi portali Plus info, publikoi informacione se një e-mail zyrtar i ministrisë së jashtme dhe telefoni i një të punësuarit në MPJ, është përdorur për të sponsorizuar postimet e kandidatit për Çairin, Bujar Osmanit, në profilin e tij në fejsbuk.

    Edhe pse deklarohen për transparencë kandidatët që garojnë në zgjedhjet e tetorit, nuk tregojnë për sasinë e mjeteve që po i shfrytëzojnë për aktivitetet zgjedhore, edhe pa filluar ende zyrtarisht fushata. I tillë ishte rasti i fundit me kandidatët që garojnë për postin e numrit një të Çairit, të cilët angazhuan arkitektë ndërkombëtarë për fushatë. Bujar Osmani tha se arkitekti meksikan, po e bën këtë masterplan pa pagesë, vetëm sepse janë miq, ndërsa Izet Mexhiti, tha se arkitekti nga Turqia, e bën këtë pa pagesë, sepse ka prejardhje nga Maqedonia e Veriut dhe vetëm dëshiron të ndihmojë zhvillimin e vendlindjes së tij.

    Ndërkohë njohësit e rrethanave politike dhe ekspertët për antikorrupsion vlerësojnë se po vazhdon avazi i vjetër me keqpërdorimet e të mirave publike për aktivitete partiake.

    Nga komisioni për parandalimin e korrupsionit, ditë më parë, publikuan informacione, se në Regjistrin e makinave të institucioneve shtetërore, ato të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike apo subjektet e tjera juridike që posedojnë kapital, kanë paraqitur të dhëna vetëm për 1 916 makina nga 6 500 sa i posedojnë gjithsej. Nga Qeveria bëjnë thirrje që të gjitha institucionet të dorëzojnë numrin e saktë të makinave. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Fushatë e parakohshme me gjuhë toksike e akuza ndaj kundërshtarit

    Lajmi i rradhës

    Shëtitorja e Vardarit pastrohet nga qytetarët, institucionet në gjumë

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë