Bie numri i lindjeve për 4.2%, 13 foshnja të vdekura nër tremujorin e dytë të 2025-së

    Rritja natyrore edhe në tremujorin e dytë të vitit 2025 është negativ dhe paraqet 1.135 persona, që do të thotë se për aq persona është më i vogël numri i fëmijëve të lindur të gjallë nga numri i personave të vdekur.

    Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, numri i fëmijëve të lindur të gjallë në tremujorin e dytë është 3 741 dhe në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar është ulur për 4.2%.

    Numri i personave të vdekur, ndërkaq, në tremujorin e dytë të vitit 2025 shënon rritje prej 1.2% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024 dhe është 4 876 persona, ndërsa prej tyre 13 janë foshnja të vdekura.

    Në këtë tremujor të vitit janë bërë 2 792 martesa dhe numri i tyre është rritur për 8.1% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2024, ndërsa janë regjistruar 545 divorcime, që paraqet rritje prej 0.4% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

    Lajmi Paraprak

    A do të ketë koalicion mes LSDM-së dhe BDI-së në zgjedhjet lokale?

    Lajmi i rradhës

    Detaje nga marrëveshja 1.8 milionë euro që nënshkruajti Osmani me Eurovian

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë