Costa: pranimi i Ballkanit Perëndimor në BE nuk është vetëm premtim, por prioritet

    Bashkimi Europian nuk është një klub i mbyllur, por një bashkësi vlerash dhe një projekt për paqe dhe prosperitet që ende nuk është përfunduar, prandaj pranimi i Ballkanit Perëndimor, Moldavisë dhe Ukrainës në BE nuk është vetëm një premtim, por një prioritet, tha Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, në fjalimin e tij hapës në Forumin Strategjik në Bled, përcjell Nistori.

    Këto vende janë në zemër të Europës dhe janë pjesë e së ardhmes së saj. Në vitet e ardhshme, ne duhet ta përgatisim Unionin për zgjerim – përmes reformave, rregullimeve buxhetore dhe qeverisjes së forcuar. Zgjerimi nuk do të jetë i lehtë, por do të ia vlejë. Është investimi më i mirë që mund të bëjmë – për të pajtuar kombet dhe historitë, si dhe për të ndërtuar një kontinent më të bashkuar.

    “Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me të gjithë partnerët e pranimit dhe ta përdorim këtë moment pozitiv për zgjerimin,” theksoi Costa.

    Ai vuri në dukje se Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor është një pikë kthese e mundshme, pasi ofron mbështetje financiare dhe stimuj për reforma, bashkëpunim rajonal dhe integrim ekonomik.

    “Nuk duhet ta humbasim këtë moment. Të gjithë udhëheqësit duhet të bëjnë pjesën e tyre. Të gjitha palët duhet të marrin përgjegjësi. Sepse nuk ka të bëjë me gjeografinë. Ka të bëjë me vlerat – demokracinë, të drejtat e njeriut, lirinë dhe sundimin e ligjit,” tha Costa.

    Presidenti i Këshillit Evropian theksoi se zgjerimi përfaqëson një sfidë të rëndësishme për Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare të tij, por është një sfidë edhe më e madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. /Nistori/

      Lajmi Paraprak

      Dezinformatat mbi vaksinat rrezikojnë shëndetin e fëmijëve në RMV

      Lajmi i rradhës

      Gjatë samitit të SCO-së në Kinë, Putin fajëson Perëndimin për luftën në Ukrainë

      Lajme tjera

      Bashkohu

      Informohu në kohë