PThP: po veprojmë në përputhje me ligjin në lidhje me përgjimet e mundshme nga ASK

    Në lidhje me përgjimet e mundshme që janë realizuar nga Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK), Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sqaroi që është duke vepruar në përputhje me përgjegjësitë ligjore.

    “Për shkak të interesit të shtuar publik në lidhje me abuzimin e mundshëm të pushtetit nga anëtarët e shërbimeve të sigurisë dhe përgjimin e paligjshëm të komunikimeve, PTHP NKOK) informon publikun se po vepron në përputhje me kompetencat e saj ligjore dhe parimin e garantuar kushtetues të ligjshmërisë dhe barazisë para ligjit”, njoftoi Prokuroria.

    Zyrat e Agjencisë për Siguri Kombëtare sot i ka vizituar një ekip hetues të Prokurorisë, ku dy institucionet u pajtuan për dinamikën e kontrollit të dokumentacionit.

    Prokuroria sqaroi se ndërkohë do të merren edhe veprime tjera parahetimore, ndërsa kërkoi nga mediat të përmbahen nga informimi i parakohshëm, duke premtuar se do të informojnë në momentin kur do të vlerësojnë se informacionet e publikuara nuk do ta dëmtojnë aktivitetet parahetimore.

    Lajmi Paraprak

    Etika e paplotësisë

    Lajmi i rradhës

    Bosnja i dërgon notë proteste Hungarisë për pritjen e Dodikut në Budapest

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë