Sot, ndërsa Maqedonia e Veriut feston ditën e pavarësisë, qyteti i Tetovës përkujton një nga ditët më tragjike të demokracisë së vendit, kështu thonë nga Më Mirë Për Tetovën, përcjell Nistori.
Nga komunikata e MMPT bëhet e ditur se për 14 viktimat e spitalit modular në Tetov^ ende nuk ka asnjë person prapa grilave.
“Për dallim nga rasti në Koçan, për 14 viktimat e spitalit modular as edhe sot nuk ka asnjë person prapa grilave për këtë krim. Përkundrazi që ironia të jetë edhe më e madhe, përveç që personat përgjegjës shëtisin të lirë, bëjnë jetë të shfrenuar në jahte dhe Dubai, bile disa nga ata edhe ia mundësuan vetes që të gëzojnë imunitet kundrejt sistemit të drejtësisë ose si “dënim” vetëm përfunduan në listën e zezë amerikane.” thuhet në komunikatë.
MMPT nënvizon se pavarësisht që viktimat e spitalit modular dhe dhimbja që u shkaktua te familjet e tyre shteti tentoi që ta kompenzojë vetëm me mjete financiare, por pa i nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e vërtetë të kësaj tragjedie.
“Kjo është dëshmi se korrupsioni lulëzon në shtet, ndërsa qytetarët janë viktimë e këtij sistemi që mbrapshtë po ndërtohet 34 vite!”, shtojnë nga MMPT. /Nistori/






