Drislla dhe Vardarishte helmojnë banorët e Shkupit

    Shiu nuk ndihmoi shumë në shuarjen e zjarrit në deponinë e Drislës. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, thotë se shumë ton ujë janë hedhur në deponi ditët e mëparshme, por tymi vazhdon.

    Ai thotë se po merren masa të tjera.

    Një erë e padurueshme e gomës së djegur dhe tymit mund të ndihet në lagjet e Shkupit Aerodrom, Novo Lisice, Draçevo, Kisella Voda dhe Qendër. Banorët ankohen vazhdimisht për erën e keqe dhe ajrin e ndotur.

    Angelov tha mbrëmë se arsyeja për erën e keqe në Shkup është se era ka ndryshuar drejtim dhe po fryn nga deponia drejt Shkupit.

    Lajmi Paraprak

    Në Francë propozohet ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë

    Lajmi i rradhës

    Zgjedhjet lokale, dita e fundit për kontroll publik të të dhënave në Listën Zgjedhore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë