Lionel Mesi dhe Paris Sen Zhermen kanë arritur marrëveshje finale, e cila do ta çojë argjentinasin në “Parc des Princes” në sezonin 2021/22.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Messi dhe PSZH kanë përfunduar marrëveshjen e cila do ta mbajë 34 vjeçarin në Paris për dy sezone me opsion edhe për një të tretë.
Mesi do të përfitojë rreth 35 milionë eurosh në vit sipas kontratës së tij me “parisienët”. Gazetari Romano sugjeron që Mesi do të jetë lojtar i PSZH-së në orët e ardhshme.