Djali i Zinedine Zidanes zgjedh ta përfaqësojë Algjerinë para Francës

    Luca Zidane, djali i dytë i legjendës franceze Zinedine Zidane, ka vendosur të përfaqësojë Algjerinë në nivelin ndërkombëtar, me vendimin që është konfirmuar edhe nga shtëpia e futbollit FIFA.

    Portieri kishte luajtur më parë për Francën U20 në vitin 2018, por tashmë do të hapë një kapitull të ri me kombëtaren algjeriane.

    I lindur në Aix-en-Provence, Luca ka kaluar gjithë karrierën e tij në Spanjë. Ai u rrit në akademinë e Real Madridit, më pas u huazua te Racing Santander, ndërsa pas largimit nga “Los Blancos” u bashkua me Rayo Vallecano (2020), Eibar (2022) dhe këtë verë me Granadan.

    Këtë sezon ai ka qenë titullar në katër ndeshjet e para të Granadas në divizionin e dytë, duke regjistruar tri fitore dhe një barazim.

    Me ndryshimin e kombësisë, Zidane është tani i gatshëm të veshë fanellën e Algjerisë, madje që në grumbullimin e tetorit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndaj Somalisë dhe Ugandës.

    Ai shihet si një alternativë e vlefshme për portën e “Fennecs” në prag të Kupës së Kombeve të Afrikës (dhjetor 2025 – janar 2026).

    Lajmi Paraprak

    A do ta shpallë Kongresi amerikan Rusinë shtet që sponsorizon terrorizmin?

    Lajmi i rradhës

    DY DILEMA NË FLETËN E VOTIMIT: “Maqedonia përsëri e ytja” apo barazi të plotë?!

    Bashkohu

    Informohu në kohë