MIRË SE ERDHE NË MAKINË

    Roger Waters (Pink Floyd, kënga Welcome to the Machine, albumi Wish You Were Here, 1975)
    Përktheu: Besnik Hamiti

    Mirë se erdhe, bir,
    Mirë se erdhe në makinë
    Ku je kanë?
    Ani de, na e dimë ku je kanë

    Je kanë mbrenda sistemit, tue kalue kohën
    Ke pasë lodra me u argëtue e libra me u mësue
    E bleve kitarën veç me ia nxi jetën nanës
    S’ta deshti shkollën, por s’të bân budallë kurrkush
    Prandaj, mirë se erdhe në makinë

    Mirë se erdhe, bir
    Mirë se erdhe në makinë
    Çka ke pa n’andërr?
    Ani de, na t’kem kallxue çka me andrrue

    Andrrove një yll të madh
    Që luejke çmendun në kitarë
    Gjithmonë hante në Steak Bar
    E shetitke udhëve me Jaguar.

    VIDEO: WELCOME TO THE MACHINE

    Lajmi Paraprak

    Pse Trump dëshiron ta rimarrë kontrollin e bazës ajrore në Afganistan?

    Lajmi i rradhës

    Nga Michelangelo te Banksy: veprat kontroverse që ranë ndesh me ligjin – dhe u fshinë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë