Demiri – Dimitrievskit: jeni patriot i rremë me gjuhë përçarëse, kundër shqiptarëve dhe kundër bashkjetesës

    Anëtari i vetëm shqiptar i LSDM-së, Agron Demiri, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së traditës së bashkëjetesës multietnike në qytet, duke e quajtur Kumanovën një shembull të konceptit “Një shoqëri për të gjithë”, përcjell Nistori.

    “Kumanova është simbol i multietnicitetit dhe bashkëjetesës – një qytet që gjithmonë e ka bartur konceptin ‘Një shoqëri për të gjithë’. Në këtë moment kyç politik, është koha ta forcojmë atë drejtim dhe të mbështesim një vizion për të ardhmen pa ndasi”, ka shkruar Demiri.

    Ai kritikoi ashpër kryetarin aktual të komunës, Maksim Dimitrievski, duke e quajtur atë një “patriot të rremë”.

    “Maksim Dimitrievski sot është shndërruar në një ‘patriot i rremë’ – me gjuhë përçarëse, kundër shqiptarëve dhe kundër bashkjetesës. Në vend që të ndërtojë ura lidhëse, ai e ka përdorur pushtetin për interesa personale dhe partiake të ngushta”, shtoi Demiri.

    Sipas tij, nën drejtimin e Dimitrievskit, Kumanova ka ngecur në zhvillim, janë shtuar tensionet ndëretnike dhe janë humbur investime të rëndësishme.

    “LSDM është forca e unitetit dhe progresit. Me mbështetjen e kandidatit Martin Kostovski, garantohet një Kumanovë e ndershme, e drejtë dhe efikase – qytet për të gjithë”, theksoi Demiri. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Emir Sulejmani: Komuna e Zhelinës është zhytur në borxhe mbi 6 milionë euro!

    Lajmi i rradhës

    VLEN mbetet pa kandidat në Butel, KShZ dhe Gjykata rrëzojnë Behar Eminin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë