Hormoni i rritjes është siguruar për të gjithë 174 pacientët në Klinikën Universitare të Fëmijëve dhe më nuk ka listë pritjeje, por në vend ka vetëm tre endokrinologë pediatër, prandaj është e nevojshme të krijohet një subspecializim i veçantë në endokrinologjinë pediatrike. Kjo u tha në aktivitetin e sotëm me rastin e Ditës Botërore të Vetëdijesimit për Rritjen te Fëmijët, të organizuar nga Shoqata “RAST” nën moton “Fol zëshëm”, njoftom AIM, përcjell Nistori.
Buxheti për terapinë është 75 milionë denarë dhe është rreptësisht i dedikuar për Klinikën e Fëmijëve. Çmimet e terapive varen nga gjendja e pacientit dhe janë të ndryshme për të gjithë, njoftoi kryetari i shoqatës “RAST”, Aleksandar Petrovski.
Edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski konfirmoi se terapia është siguruar.
Sipas drejtorit të FSSH, Sasho Klekovski, Fondi e vendosi nivelin – duhet të ketë hormon për rritje për të gjithë fëmijët.
Profesor doktor Sonja Bojaxhieva nga Klinika Universitare e Fëmijëve foli për nevojën dhe rëndësinë e vendosjes së supspecializimit të veçantë për ekondokrinologjinë pediatrike ose gjenetikën.
Në Maqedoni ka pesë hormone të ndryshme të rritjes.
Shënimi i Ditës Botërore për Ngritjen e vetëdijes për Rritjen te Fëmijët vazhdon në Kopshtin Zoologjik me ngjarje të përditshme. /Nistori/






