NQP të Shkupit serish po përballet me sfidë serioze në furnizimin me naftë

    Ndërmarrja e Qarkullimit Publike të Shkupit serish po përballet me sfidë serioze në furnizimin me naftë, pasi kompania e cila deri tani e furnizonte këtë ndërmarrje e ka ndërprerë furnizimin. Nga NQP paralajmërojnë qytetarët se kjo situatë mund të ndikojë drejtpërdrejt në funksionimin e rregullt të autobusëve në pjesë të ndryshme të qytetit.

    Dhe siç thonë, çdo devijim nga furnizimi i rregullt me karburant mund të shkaktojë vonesa të mjeteve dhe çrregullime në orarin e udhëtimit. Sipas NQP-së po punohet në mënyrë intensive për të gjetur furnizues alternativë, me qëllim që të sigurohet vazhdimësia e furnizimit dhe të minimizohet ndikimi në qarkullimin e përditshëm.

    Lajmi Paraprak

    Janevska paralajmëron se ka përfunduar shpërndarja e teksteve shkollore

    Lajmi i rradhës

    Franca njeh zyrtarisht shtetin palestinez

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë