Borxhi / Përplasje verbale para mediave mes transportuesve privatë dhe drejtorit të NQP-së

    Drejtori: Para 15 ditësh a u ishte shlyer borxhi deri në zero?

    Transportuesit: Jo, nuk është e vërtetë. Thuaju qytetarëve së a do të paguhet borxhi që të mund të punojmë.

    Gazetari: Drejtor, qytetarët i intereson se a do të kenë autobus nga e hëna apo jo?

    Drejtori: Kjo varet nga këta se a do të ketë ne i paguajmë borxhet në bazë të mundësive.

    Kjo ishte pjesë e një debati të mëngjesit të sotëm ndërmjet transportuesve të linjave private dhe drejtori të NQP-së.

    Sipas transportuesve privatë, borxhi që ndërmarrja e NQP-së ka ndaj tyre është 170 milion denarë i cili është grumbulluar që nga muaji prill i këtij viti, ndërsa paralajmëruan se nga e hëna transportuesit privat do të reduktojnë transportin urban të Shkupit nëse nuk shlyhet borxhi që NQP-ja ka ndaj tyre.

    “Borxhi që NQP-ja ka ndaj nesh është 170 milion denarë nga i cili borxh i vonuar është për momentin është 90 milion denarë, nuk është shlyer që nga muaji prill. Ja edhe drejtori është këtu që mund ta vërtetojë që gjashtë muaj kanë borxh, ndërsa nëse të punësuarit e NQP-së mund të mbijetojnë pa paga për gjashtë muaj le të thotë drejtori se a mund të vozisim pa paga gjashtë muaj. Nëse nuk ka pagesë atëherë ne pa para nuk mund të vozisim, do të presim deri të hënën, nëse ka para do vozisim nëse jo do të detyrohemi të reduktojmë”, tha Jovica Zafirovski – Transportues Privat.

    Sipas drejtorit të NQP-së, Dragi Kushovski, borxhi nuk është aq sa pretendojnë transportuesit privat.

    “Për transportuesit privat paguhen borxhet sipas mundësive tona dhe që nga koha kur jam unë borxhi ulët. Borxhi nuk është aq sa u tha tani, ja le ti tregojnë kartelat financiare që nuk është aq borxhi dhe mendoj se duhet të ndalemi ë manipulojmë me qytetarët dhe se NQP i lëshon autobusët, se ka mungesë të autobusëve jemi të vetëdijshëm që ka por që ne të lëshojmë autobusët tonë që ata t’i ruajnë që të mos amortizohen”, u shpreh Dragi Kushovski – Drejtor i NQP-së.

    Debati ndërmjet drejtorit të NQP-së dhe transportuesve privat, në fund ishte edhe më i ashpër.

    Transportues privat: Me trego për cilin muaj more pagë tani?

    Drejtori: Për shtatorin

    Transportues privat: T’i për shtatorin ndërsa unë për muajin mars

    Drejtori: Për muajin gusht ndërsa tani do marr për shtatorin

    Transportues privat: Unë për muajin mars kam marrë, për cilin muaj me më lëshuat para?

    Drejtori: Mund të mos bërtasësh

    Transportues privat: Po, flas nuk bërtas. Tani më thuaj që t’i për cilin muaj more pagë, unë për muajin mars e ti? Jemi zhytur në kredi e pompa benzine.

    Drejtori: Perse është e bërtitura?

    Transportues privat: Sepse thua që nuk ke borxh.

    Drejtori: Të them që borxhi ulët.

    Transportues privat: Jo nuk ulët por qëndron borxhi

    Drejtori: Unë s’të kam borxh por NQP-ja të ka borxh

    Transportues privat: E t’i kush je?

    Drejtori: Unë jam NQP

    Se a do të ketë reduktim të transportit privat të NQP-së dhe se a do të rikthehen pritjet e gjata, rrëmuja dhe shtyrja për të gjetur një vend në autobusët urban të Shkupit, pritet që të shohim mëngjesin e së hënës./ Alsat

    Lajmi Paraprak

    Shkup, shtrenjtohet uji për 10 për qind

    Lajmi i rradhës

    Enver Bexhetit nga lista e zezë amerikane i hiqet toga e zezë e gjyqtarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë