Policia e dënoi shoferin e ministrit Azir Aliu, me veturë zyrtare bëri shkelje në komunikacion 

    Është saknsionuar personi i cili me automjet zyrtar në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup ka kaluar mbi dy linja të plota dhe ka përdorur sinjale drite speciale, bëhet fjalë për shoferin e ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliut.

    “Sot (11.10.2025), nëpunës policorë nga SPB Shkup kryen një bisedë zyrtare me B.B., duke vepruar mbi bazën e një videoje të publikuar më 09.10.2025 në rrjetet sociale, ku shihet se në bulevardin “Aradhat partizane” ai drejton automjetin zyrtar “Skoda” me targa të Shkupit, përdor pajisje me shenja drite speciale dhe kalon mbi dy linja të plota”, thanë nga Ministria e Brendshme.

    Kundër B.B. janë ndërmarrë masa sipas nenit 139, paragrafët 11 dhe 30, si dhe paragrafi 5 i Ligjit për Siguri në Komunikacionin Rrugor.

    Bëhet fjalë për shoferin e ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu, i cili deklaroi se shoferi do të mbajë përgjegjësi, por nuk konfirmoi nëse ai vetë ishte në automjet në kohën e incidentit.

    Lajmi Paraprak

    Grebenarov: në RMV ka 250 mijë qytetarë me pasaporta bullgare

    Lajmi i rradhës

    Gjykata e shqyrtoi ankesën e Prokurorisë Publike të Manastirit: Markovski shkon në paraburgim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë