Qytetarët e Kosovës po votojnë të dielën për t’i zgjedhur kryetarët e komunave të veta përkatëse në gjithë vendin.
Mbi 2 milionë qytetarë brenda Kosovës kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, ndërsa rreth 44 mijë votues janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.
Për zgjedhjet lokale janë certifikuar 5.626 kandidatë, përfshirë 206 kandidatë për kryetarë komunash dhe të tjerët për ulëse në kuvendet komunale.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në garë janë 93 subjekte politike, ndër to 32 parti, 32 iniciativa qytetare, 2 koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur.
Po ashtu, në këto zgjedhje po merr pjesë për herë të parë që nga viti 2022 edhe partia kryesore e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, e cila kishte bojkotuar institucionet e vendit atë vit dhe kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara.







Lista Serbe udhëhoqi Mitrovicën e Veriut dhe tri komunat e tjera me shumicë serbe në veri deri në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit e saj u larguan nga institucionet e Kosovës.
Tani, Lista Serbe synon ta kthejë pushtetin në veri të Kosovës përmes zgjedhjeve të kësaj të diele.






13Një vendvotim hap dyert për votuesit mëngjesin e së dielës në zgjedhjet lokale të Kosovës, Prishtinë, 12 tetor 2025. /REL/






