Ari luks i paarritshëm! Çmimet e larta frenojnë blerësit dhe ndikojnë tregun lokal

    Qytetarët shohin nëpër vitrinat e dyqaneve, por mendohen dy herë për të blerë, meqë çmimet e arit kanë kapur majat. Në tregjet ndërkombëtare, ari është rritur për më shumë se 1% vetëm brenda ditës, duke arritur rekordin prej 4.193 dollarësh për onz, ndërsa argjendi po ashtu ka shënuar luhatje të forta.

    “Po ka arrit një rekord të lartë ari. Bursa e sotshme është diku 119 mijë euro, ajo si shkon në nivel global edhe te ne ndikon. Momentalisht i 14 që është i vjetër, diku arrin afër 70 euro për gram. Ndikon shumë te qytetarët, kur është në pyetje për stoli që blejnë, ndikon shumë nuk ka shitje të mirë”, tha një pronar.

    “Çmimi normal shtrenjtë është nuk është lirë dhe do të shkoj edhe më lart. Vetë jam argjendar edhe e shohim se klientët nuk kanë mundësi të blejnë sepse është shtrenjtë, ka filluar të rritet shumë”, tha një pronar.

    Por si ndikon kjo tek blerësit?

    “Gjithsesi, gjithsesi njerëzit blejnë më pak, se normal shumë shtrenjtë është… kam blerë lira para 2-3 vjetëve edhe në Gjermani kam blerë, kanë qenë 390 – 400 euro, tani janë bërë 600 – 650 euro, e normal që njeriu tani ndalet e frenon pak”, tha një qytetar.

    Në nivel global, ekspertët parashikojnë që ari mund të arrijë edhe 5.000 dollarë për onu deri në fund të vitit, nëse tensionet tregtare vazhdojnë dhe bankat qendrore i mbajnë normat e ulëta të interesit.

    Analistët e “Bloomberg” theksojnë se arsyeja kryesore janë pritjet që Rezerva Federale e SHBA-së do t’i ulë normat e interesit, gjë që zakonisht e rrit vlerën e metaleve të çmuara. Krahas arit, këtë vit kanë shënuar rritje edhe argjendi, platini dhe paladiumi./TV21/

    Lajmi Paraprak

    Von der Leyen me mesazh të qartë: Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese para anëtarësimit në BE

    Lajmi i rradhës

    Ish-drejtori i Neurologjisë për pesë muaj ka kryer kontrolle shëndetësore pa licencë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë