Dalja në Tetovë është 6.3%, Dauti: nuk janë regjistruar parregullsi

    6,37 për qind e qytetarëve të Tetovë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në orën 11:00.

    Nazmi Dauti nga KKZ tha se nuk kanë hasur në ndonjë parregullsi, ndërkohë që presin që numri i votuesve të rritet në orët në vijim.

    “I gjithë procesi zgjedhor deri në këta momente që po flasim, zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk kemi asnjë pengesë apo ndonjë problematikë në asnjërin nga 117 vendvotimeve. Sa i përket daljes së zgjedhjeve deri në orën 11:00, ashtu siç e kemi mbledhur të dhënat, kanë votuar 5,912, që në përqindje i bije 6,37 për qind”, tha Nazmi Dauti.

    Lajmi Paraprak

    Operacion policor në Zveçan dhe Zubin Potok

    Lajmi i rradhës

    Në ç’drejtim do të shkojnë marrëdhëniet Serbi-Rusi pas kritikave të BE-së?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë