Thyerja e heshtjes zgjedhore, 20 shkelje dhe 47 postime në rrjetet sociale

    Gjatë heshtjes zgjedhore, pra deri në hapjen e vendvotimeve, janë regjistruar 20 paraqitje për shkelje të heshtjes zgjedhore – gjashtë në rajonin e SPB Shkup, katër në rajonin e SPB Kumanovë, tre në SPB Veles, nga dy raste në rajonet e SPB Ohër, SPB Shtip dhe SPB Manastir, dhe një rast në rajonin e SPB Strumicë.

    Pas masave të ndërmarra, 15 prej këtyre paraqitjeve nuk janë konfirmuar, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

    Përveç kësaj, janë regjistruar 47 postime në rrjetet sociale gjatë heshtjes zgjedhore, të cilat kanë të bëjnë me thirrje për të votuar për kandidatë të caktuar, si dhe video dhe fotografi të aktiviteteve partiake nëpër shtabe.

    MPB thekson se në të gjitha rajonet votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe i të burgosurve, ka kaluar pa ndërprerje apo shkelje të procesit të votimit, me përjashtim të vetëm një rasti të regjistruar.

    Lajmi Paraprak

    Në ç’drejtim do të shkojnë marrëdhëniet Serbi-Rusi pas kritikave të BE-së?

    Lajmi i rradhës

    Raportohet për sulme izraelite në Gazë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë