Ndërpritet votimi me aparatin biometrik në Karposh, procesi vazhdon me metodën tradicionale

    Votim / screen finger / Fotografia: Nistori

    Në vendvotimin numër 2607 në komunën e Karposhit është ndërprerë përdorimi i aparatit biometrik për identifikimin e votuesve, për shkak të një problemi teknik të lidhur me kartelën SIM të pajisjes, shkruan Alsat.

    Për pasojë, votimi po vazhdon përmes metodës tradicionale – me llambë UV dhe sprej, ashtu siç është vepruar në zgjedhjet e kaluara në raste të ngjashme.

    Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) konfirmojnë se situata nuk përbën ndonjë rrezik për procesin zgjedhor dhe se procedurat alternative janë paraparë pikërisht për raste të tilla.

    “Në zgjedhjet e fundit ka pasur gjashtë raste kur për arsye të ndryshme teknike është ndërprerë përdorimi i pajisjeve biometrike, dhe votimi ka vijuar normalisht me metodën tradicionale. Rëndësi ka që procesi i identifikimit dhe votimit të jetë i rregullt dhe transparent,” thanë përfaqësues të KShZ-së.

    Votuesit në këtë vendvotim kanë vazhduar të ushtrojnë të drejtën e tyre pa vonesa të mëdha, ndërsa komisionerët në terren janë udhëzuar të ndjekin procedurat standarde për raste të tilla.

    Ky incident nuk është shënuar si pengesë serioze në rrjedhën e zgjedhjeve, por rikthen vëmendjen te nevoja për mirëmbajtje dhe testim më rigoroz të pajisjeve teknologjike përpara ditës së votimit./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Dalja deri në orën 15:00 është 31,16%

    Lajmi i rradhës

    Rasti i ndalimit të dy personave në Çair / U prezantuan rrejshëm si vëzhgues zgjedhor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë