Sipas rezultateve të publikuara në faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, edhe në Gostivar mungojnë vota për census. Sipas KShZ-së, kanë votuar 27,609 persona, ndërsa duhen 27,629 vota për census.
Sipas nenit 132 të Kodit Zgjedhor, që të ketë fitues që në raundin e parë, ose që të zhvillohet raundi i dytë pas dy javësh, sot duhet të kenë votuar të paktën 33,33% e votuesve të regjistruar në komunën përkatëse.
Zgjedhjet lokale të 19 tetorit zyrtarisht kanë dështuar edhe në tri komuna për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve, respektivisht në Qendër Zhupë, Vrapçishtë dhe Mavrovë-Rostushë, ku do të ketë përsëritje të votimeve.






