Krahasimi me rrethin e parë, sa është dalja e votuesve deri në orën 13:00

    Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00, dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në RMV ka qenë 19.96%, që është për 0.16% më e ulët krahasuar me raundin e parë, kur deri në këtë orë kishin votuar 20.12% e qytetarëve.

    Nga komunat shqiptare, më e larta ka qenë në Bërvenicë me 29.73%, ndjekur nga Kërçova me 29.37% dhe Dollneni me 20.81%. Ndërkaq, pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në Dibër me 15.32% dhe Bogovinë me 16.02%.

    Në disa komuna është vërejtur rritje e lehtë e pjesëmarrjes, si në Tetovë dhe Strugë, ndërsa në të tjera, si Kërçovë dhe Bërvenicë, dalja ka qenë dukshëm më e lartë se mesatarja kombëtare.

    Krahasuar me raundin e parë, pjesëmarrja e përgjithshme ka mbetur pothuajse e njëjtë, duke treguar një interes të qëndrueshëm të votuesve për procesin zgjedhor.

    Lajmi Paraprak

    KShZ: dalja deri në ora 13:00 është 19.96%

    Lajmi i rradhës

    MPB: zgjedhjet zhvillohen në atmosferë të qetë, nuk janë regjistruar shkelje të rënda të rendit dhe qetësisë publike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë