Organizuan gara të jashtëligjshme me qen, arrestohen nëntë persona nga Maqedonia dhe Kosova

    Fotografia nuk është nga aksioni i arrestimit, por është ilustruese

    Zyrtarët policorë të SPB Manastir arrestuan mbrëmë para mesnate në fshatin Cërnec të Manastirit nëntë persona nga Maqedonia dhe Kosova, të cilët kishin organizuar gara të paligjshme me qen. Kundër tyre do të ngrihet kallëzim penal për “keqtrajtim të kafshëve”.

    Sipas të dhënave të policisë, katër nga të arrestuarit janë shtetas të Kosovës të moshës 49, 43, 48 dhe 53 vjeç, ndërsa katër janë nga Manastiri – të moshës 51, 41, 43 dhe 43 vjeç – dhe një 59-vjeçar nga Shtipi.

    Nga sektori për marrëdhënie me publikun pranë SPB Manastir konfirmuan për agjencinë MIA se personat janë kapur në oborrin e një shtëpie në fshat, ku zhvillonin luftëra të paligjshme me qen.

    “Gjatë aksionit, i cili u zhvillua mbrëmë rreth orës 23:00, policia gjeti një qen të plagosur dhe mjete që janë përdorur në kryerjen e veprës penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të ngrihet kallëzim penal për ‘keqtrajtim të kafshëve’”, njoftuan nga SPB Manastir.

    Lajmi Paraprak

    Kosova ndalon një pjesëtar të Policisë së Serbisë

    Lajmi i rradhës

    Shënoi rënie dalja e votuesve në Tetovë, në krahasim me raundin e parë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë