Gjashtë persona humbën jetën brenda katër ditëve në aksidente trafiku, MPB me thirrje për respektim të rregullave

    Gjashtë persona e kanë humbur jetën brenda 4 ditëve në aksidente trafiku. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme që nga fillimi i vitit, deri në fund të tetorit janë shënuar 115 viktima.

    MPB-ja thekson së statistikat janë shqetësuese pasi nuk janë rezultat i katastrofave natyrore ose konflikteve luftarake, por rezultat i sjelljes në trafik.

    “Statistikat tregojnë se shkaktarët kryesorë të aksidenteve me pasoja fatale para së gjithash janë mosrespektimi i rregullave, përkatësisht shfrytëzimi i celularëve gjatë vozitjes, vozitja me shpejtësi mbi të lejuarën dhe nën ndikimin e alkoolit”, thonë nga MPB.

    Prej atje gjithashtu paralajmërojnë kontrolle të shtuara në terren.

    Lajmi Paraprak

    A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?

    Lajmi i rradhës

    Tetë punë që mund t’i bëni edhe nga shtëpia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë