Fetai: Bekim Sali do të jetë zv.kryeministër, nesër pritet të takohemi me Mickoskin

    Arben Fetai / Fotografia: Nistori

    Arben Fetai nga VLEN thotë se koalicioni ka dakordim që Bekim Sali të emërohet zëvendëskryeministër i parë, si zëvendësim i Izet Mexhitit, i cili tashmë ka marrë funksionin e kryetarit të komunës së Çairit.

    Fetai tha se Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i mbetet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit.

    “Tani Izet Mexhiti dhe Lëvizja Demokratike do të propozojnë sigurisht edh enjë emër për ministër të Mjedisit. Dhe besoj brenda kësaj jave, nesër më së largu, do të ulemi me kryeministrin si mandatar dhe do i shtrojmë këto çështje, të gjejmë një zgjidhje në bazë të asaj që është dakorduar si partnerë të koalicionit”, shtoi mes tjerash Fetai.

    Lajmi Paraprak

    Pas dy operacioneve në Klinikën për Kirurgji Digjestive ndërron jetë 37-vjeçarja, Azir Aliu thotë se do të formohet komision ekspertësh

    Lajmi i rradhës

    ShBA lejon Sirinë të rihapë ambasadën në Uashington

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë