Zekolli: BDI dhe VLEN nuk kanë energji politike, morën atë që meritonin

    Sipas analistit Arsim Zekolli, në zgjedhjet e fundit lokale të gjithë morën atë që meritonin. Siç tha Zekolli për TV21, BDI për herë të dytë mori kartonin e verdhë nga qytetarët, kurse VLEN për herë të parë, përcjell Nistori.

    Zekolli tha se asnjëra palë nuk kanë energji.

    “Mendoj që qytetarët dhanë kartonin e dytë të verdhë VDI-së dhe kartonin e parë të verdhë VLEN-it. BDI-ja u ndëshkua, por nuk u sakatos siç e prisnin. VLEN-it ja dhanë një peshqesh, por nuk u shpërblye. Është tamam ajo që duhej të ndodhte, një barazim dhe secili ka marrë atë që meriton. BDI-ja e mori një fitore për ngushëllim, VLEN-i mori një fitore sa mos t’ del shpirti për hunde. Por shihet që as njëra palë e as tjetra nuk kanë energji”, tha Zekolli.

    Zekolli foli edhe për hapat e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Siç tha, pavarësisht se gjendja e shqiptarëve ishte më e rënduar se kudo tjetër në Evropë, duhet qenë optimistë dhe duhet t’i themi vetes bravo, por edhe t’i falënderojmë partnerët ndërkombëtar për përkrahjen. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Frika i hesht fëmijët në RMV për dhunën seksuale

    Lajmi i rradhës

    Shumë diploma, pak dituri / Peshev: arsimi nuk i përgjigjet ekonomisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë