NUK MË DUHET ASGJË PREJ KËTU

    Tregim nga: László Krasznahorkai
    Përktheu: Artan Muhaxhiri

    Këtu do t’i lija të gjitha: luginat, kodrat, shtigjet, dhe grifshat e kopshteve, do t’i lija pallonjtë dhe priftërinjtë, tokë e qiell, pranverë e vjeshtë, këtu do t’i lija rrugët dalëse, mbrëmjet në kuzhinë, vështrimin e fundit dashurues, dhe të gjitha drejtimet kah qyteti që të bëjnë të rrëqethesh: këtu do ta lija muzgun e dendur që bie mbi tokë, gravitetin, shpresën, magjepsjen, dhe paqësimin, këtu do t’i lija të dashurit dhe të afërmit, gjithçka që më ka prekur, gjithçka që më ka tronditur, gjithçka që më ka fascinuar dhe më ka lartësuar, këtu do t’i lija fisniken, dashamirësen, të këndshmen dhe djallëzisht të bukurën, këtu do ta lija filizin n’lulëzim, secilën lindje dhe ekzistencë, këtu do të lija yshtjen, enigmën, largësitë, trullosjen nga përjetësitë e pashtershme; këtu do ta lija këtë tokë dhe këta yje, sepse nuk do të merrja asgjë me vete, sepse kam parë çfarë po vjen dhe nuk më duhet asgjë prej këtu.

    Lajmi Paraprak

    Kombëtarja që ka pritur mbi 50 vite kualifikohet në Kupën e Botës

    Lajmi i rradhës

    “Të buzëqesh? Ti buzëqesh”: një brez i ri yjesh po përmbys sistemin e vjetër të Holivudit me një “jo”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë