Maqedoni, më shtrenjtë puna e dorës se sa materialet për ndërtim

    Shpenzimet në ndërtimtari janë rritën te pjesa e kostos për punonjësit, ndërsa te materialet kemi zvogëluar, ashtu që në përgjithësi kemi ulje të kostos për 0.3 përqind.

    “Kostot në ndërtimtari të objekteve të reja të banimit individual krahasuar me tremujorin paraprak janë zvogëluar për 0.3%, kostot për materiale për 0.8%, ndërsa kostot për punonjësit janë rritur për 0.9%”, raporton Enti Shtetëror për Statistika.

    Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, rritja e shpenzimeve u rritën për 0.6 përqind, pasi kosto e materialeve u zvogëlua për 0.3 përqind, ndërsa kosto e punonjësve u rrit për 2.8 përqind.

    Kosto e materialeve për ndërtim në Maqedoninë e Veriut janë rrit për 14.6 përqind në krahasim me vitin 2021, ndërsa kosto e punëtorëve për 56.4 përqind.

    Lajmi Paraprak

    RMV, rritje e çmimeve për 4.1 për qind edhe te shërbimet hotelerike

    Lajmi i rradhës

    “Punonjësit në administratën gjyqësore janë të revoltuar, nuk dihet nëse nesër do të paraqiten në punë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë