Studime me skanime MRI nga Universiteti i Pittsburgh dhe Universiteti Stanford tregojnë se fëmijët e ekspozuar ndaj gjykimit të shpeshtë, bërtitjes ose feedback-ut negativ shpesh zhvillojnë amigdala hiperaktive, qendrën e zbulimit të kërcënimit në tru. Kjo ndjeshmëri e shtuar do të thotë se sistemi nervor i fëmijës mbetet në gatishmëri, edhe në mjedise të sigurta ose të dashura.
Kur amigdala aktivizohet tepër shpesh:
Rregullimi emocional dobësohet, duke bërë që edhe stresorët e vegjël të ndihen të papërballueshëm.
Mësimi dhe kujtesa bien, sepse stresi kronik e ndërpret korteksin prefrontal, zonën përgjegjëse për fokusin, planifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.
Besimi social zvogëlohet, pasi truri fillon të presë kritikë ose rrezik në marrëdhënie të reja.
Shëndeti fizik dëmtohet, me nivele të ngritura të kortizolit të lidhura me imunitet më të ulët dhe inflamacion më të lartë (Laboratori i Stresit & Zhvillimit, Harvard).
Me kalimin e kohës, fëmija mund të duket “tepër i ndjeshëm,” “sfidues,” ose “i ankthshëm,” por këto sjellje shpesh janë reagime biologjike ndaj stresit emocional kronik, jo të meta personale.
Pjesa shpresëdhënëse?
Neuroshkenca gjithashtu tregon se truri është jashtëzakonisht i adaptueshëm e veçanërisht në fëmijëri.
Strategjitë që ndihmojnë në rregullimin e aktivitetit të amigdales dhe ribalancimin e rrjeteve neurale përfshijnë:
Përforcim të qëndrueshëm pozitiv që e ndihmon trurin të interpretojë feedback-un si të sigurt.
Rutinë të qetë dhe të parashikueshme që ulin nivelin bazë të stresit.
“Emotion coaching”, ku të rriturit e emërtojnë, validojnë dhe udhëheqin emocionin, në vend që ta minimizojnë.
Praktika mendje–trup si frymëmarrja e thellë, lojërat ndihmuese të tokëzimit, ose tregimet para gjumit që modelojnë empati dhe qetësi.
Riparim pas konfliktit, i cili sipas kërkimeve forcon lidhjen prind–fëmijë dhe redukton reaktivitetin afatgjatë ndaj stresit.
Prindërit dhe kujdestarët kanë ndikim të jashtëzakonshëm. Kur kritika e ashpër zëvendësohet me udhëzim konstruktiv, ngrohtësi dhe siguri emocionale, sistemi nervor i fëmijës del nga modaliteti i mbijetesës. Me kalimin e kohës, amigdala qetësohet, korteksi prefrontal forcohet, dhe fëmija zhvillon më shumë qëndrueshmëri, fokus, besim dhe mirëqenie të përgjithshme.
Përktheu Yll Avdijaj






