PYETJE ME VEND

    Gerald Locklin
    Përktheu: Fadil Bajraj

    Shoqja ime “J” punon në qeverinë lokale.
    Tash së voni asaj iu desh të vuloste disa dokumente
    Nga Sekretari i Gjykatës, i cili ishte brenda sallës së gjyqit,
    Dhe duke vepruar kështu ajo dëgjoi këtë bisedë:

    Prokurori: “A nuk është e vërtetë, zotëri, që i thatë
    Oficerit se kishit në posedim një
    Armë zjarri?”

    “Jo, zotëri”, u përgjigj i Pandehuri, “I thashë atij
    Se penisi im ishte arma ime, dhe se ai ishte i mirëpritur
    Ta shihte nga afër.”

    “Ama oficeri dhe dëshmitarët kanë dëshmuar
    Se ishin të sigurt se kishit një armë.”

    “Ata e dinin që unë nuk kisha armë.
    Po të kisha armë, pse do t’i gjuaja
    Sall me gurë ata?”

    Lajmi Paraprak

    Katër persona sulmuan dy të rinj në autostradën Gostivar – Tetovë, njëri prej sulmuesve polic me profesion

    Lajmi i rradhës

    IA nga janari do të aplikohet në procesin arsimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë