Ish-Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa ishte i përfshirë edhe në raste të tjera të dyshimta

    Fehmi Stafa i cili për katër vite ushtroi detyrën e Avokatit të Shtetit do të mbahet mend për disa lëndë të cilat bënë bujë të madhe në opinion. Emri i tij u lidh me rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale. Dyshimet ishin se Koçan është toleruar ta shesë pronën e kompanisë, ndërsa Prokuroria hetonte për sjelljen pasive të Avokatit të Shtetit Stafa. Ai hodhi fajin te prokurorët e Vilma Ruskoskës, Artan Ajro dhe Gavrill Bubevski, megjithatë ata demantuan duke theksuar që Avokati i Shtetit, e ka për detyrë të mbrojë interesat pronësore të shtetit. Lidhur me këtë lëndë, Stafa dorëzoi padi penale edhe kundër ish drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi, i cili paraprakisht kishte qenë hetues në Prokurorinë Speciale.

    Padia, ishte dorëzuar tre ditë pasi Muaremi kishte dorëzuar në Prokurori njoftim për parregullsi nga ana e Avokatisë së Shtetit për procesin e falimentimit të kompanisë së Koçanit.

    Bujë të madhe bëri edhe angazhimi i prezantueses Besmira Ejupi në Avokatinë e Shtetit, për çka hapi lëndë edhe Antikorrupsioni.

    Në qershor të vitit 2022, Antikorrupsioni doli me konstatim se Ejupi kishte marrë mbi 4 mijë euro honorarë për një vend pune në të cilin ka pasur të punësuar.

    Dy muaj më vonë, Stafa ndonëse në opinion tha që po jep dorëheqje nga detyra, realisht ai u shkarkua nga Qeveria për punë joprofesionale.

    Stafa aktualisht është duke punuar si avokat. Shprehu dëshirë të bëhet Avokat i Popullit, me mbështetje të Alternativës. Ambicie të njëjtë, shprehu edhe pozitën e anëtarit të Këshillit Gjyqësor, pavarësisht se në Komisionin për Çështje dhe Emërime, u votua emri i Alban Kadriut. Megjithatë, sipas burimeve të Alsat, plani ishte që në seancë plenare të ndodh një kthesë me emrin e Stafës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Raport: lufta në Ukrainë konflikti më vdekjeprurës në botë në 2025

    Lajmi i rradhës

    “Safe City” do të ketë tolerancë për shkeljet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë