FABRIKË DIPLOMASH! / Sistemi arsimor në RMV, kuadër që nuk i duhet biznesit

    Mungesa e punonjësve përskaj qasjes në financa dhe produktiviteti i ulët në kompani vlerësohen si problemet kryesore me të cilat përballet sektori i biznesit.

    ”Mungesa e fuqisë punëtore është serioze. Sistemi arsimor krijon personel që nuk janë të zbatueshëm në sektorin real dhe nevojiten masa radikale. Nga viti 2017 deri në vitin 2024, kemi rritje të punësimit prej 1.4 për qind, ndërsa produktiviteti është rritur vetëm me 1.01 për qind. Pra, krijohen vende pune, por produktiviteti nuk krijohet”, thekson Goran Gjorgjievski, numri një i Lidhjes së Odave Ekonomike.

    Duke shtuar se së pari duhet të shterohet potenciali vendor i punonjësve, përndryshe, do të pasojë një kërkesë për liberalizim të plotë të importit të fuqisë punëtore, gjë që tashmë po ndodh pjesërisht. Ai bëri apel që sistemi arsimor duhet të krijojë profile në përputhje me nevojat reale të ekonomisë, sepse siç tha ai, “ka informacione tronditëse se po krijohen personeli i gabuar vetëm për të ruajtur vende të caktuara pune”.

    Edhe përfaqësuesit e tjerë të biznesit vlerësojnë se vendi duhet më shpejtë të zgjidh problemin me mungesën e fuqisë punëtore, për shkak se në botë do të ndodhin në të ardhmen e afërt, ndryshime të mëdha në profilin e fuqisë punëtore, një valë inovacionesh teknologjike. Andaj shteti, duhet të bëjë një përpjekje maksimale për të mobilizuar të gjitha forcat tona, gjithçka që mund të përdorim për të pasur një përgjigje cilësore ndaj kësaj.

    Antoni Peshev, drejtor ekzekutiv i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë, thotë se në një situatë të tillë, siç tha ai, “një cunami në përgatitje”, Maqedonia do të duhet të bëjë ndryshime jashtëzakonisht të mëdha në arsimin e lartë. ” Sado që të dhembë, sado që të duket jopopullore, Maqedonisë i duhet cilësi, jo një fabrikë për shtypjen e diplomave. Kjo është diçka që duhet ta mësojmë. Nëse në arsimin e mesëm, në njëzet vjet punë reformuese, kemi arritur në një nivel ku 70 për qind e fëmijëve janë të regjistruar në shkolla të mesme profesionale, është koha që e njëjta gjë të ndodhë edhe me universitetet. Do të mbetemi me diploma dhe pa vende pune. Dhe le të jetë kjo një sinjal për të gjithë ne se është koha për alarm. Shpresoj që edhe Qeveria të ketë mirëkuptim për atë segment, sepse kjo është një reformë që nuk e kemi pasur më parë”, tha Peshev.

    Sipas tij, vërejmë se në Maqedoni ka një fabrikim diplomash, shumë pak njohuri. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të arsimit të lartë të bëjnë përpjekje maksimale për të rritur nivelin e arsimit në mënyrë që të mund t’u përgjigjen nevojave të ekonomisë.

    “Presim që ata të përdorin përvojat e ekonomisë në formimin e kurrikulave të tyre dhe atë që mësohet në universitete, dhe presim një komision të përshtatshëm dhe të pavarur akreditimi që do të përfshijë edhe pjesëmarrës të jashtëm që do të vlerësojë cilësinë e vërtetë të këtij numri të madh institucionesh të arsimit të lartë që gradualisht po e ngarkojnë tregun e punës dhe po shkaktojnë konfuzion të madh”, vlerëson Peshev.

    Ai gjithashtu vuri në dukje ndikimin në rritje të inteligjencës artificiale, e cila do të diktojë profesionet dhe profilet e fuqisë punëtore, dhe theksoi se duhet treguar kujdes me përdorimin e saj. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Dibra mes bukurive natyrore dhe ndotjes së pakontrolluar   

    Lajmi i rradhës

    Si të zvogëlohen rreziqet shëndetësore nga ndotja e ajrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë