Analisti politik, Sefer Tahiri në TV21, foli për kongresin e pestë të BDI-së që u mbajt të shtunën. Tahiri tha se nuk ka ndryshime spektakolare në BDI, por siç shtoi BDI e mori mesazhin ndëshkues në zgjedhjet lokale, përcjell Nistori.
“E vërteta është që edhe BDI po i rrotullon njerëzit e njëjtë në pozicione të ndryshme. Kjo që ka ndodh me BDI është për t’u vlerësuar qasja jo vetëm e z. Ahmetit, por e gjithë strukturës për herë të parë në historinë pluraliste të vendit, një parti politike e merr mesazhin nga qytetarët, mesazhin ndëshkues në zgjedhjet lokale”, tha Sefer Tahiri – analist.
Ndryshe nga Tahiri, analisti politik Sefer Selimi tha se reforma e BDI-së në kongresin e pestë është hap i madh, siç shtoi në këtë mënyrë hapet partia për kuadrot e rinj.
“Ata kanë një kapital në relacion me partinë kanë marrë dhe kanë dhënë prej partisë, dhe këputja e këtij trungu është një hap i madh drejt momentit të ri të cilët e pret BDI-në, dhe kjo determinohet me hapjen e partisë për kuadrot e rinjë”, tha Sefer Selimi – analist. /Nistori/






