Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka publikuar në rrjetet sociale të dhëna statistikore që tregojnë përqindjen e familjeve të emigrantëve në ShBA që përfitojnë ndihmë sociale, të klasifikuara sipas vendit të origjinës.
Në të dhënat e publikuara, Maqedonia e Veriut figuron me rreth 33%, që nënkupton se afërsisht një në tre familje emigrantësh nga Maqedonia e Veriut që jetojnë në ShBA përfitojnë ndihmë sociale.
Në listë përfshihet edhe Shqipëria, ku në tabelë tregon se 41.3% e familjeve shqiptare në ShBA marrin ndihmë sociale. Kosova që rezulton me 46% të familjeve që marrin ndihmë nga shteti amerikan.
Tabelat janë pjesë e një renditjeje ku paraqitet përqindja e familjeve emigrante që marrin asistencë sociale, të ndara sipas vendit nga vijnë.
Kjo përqindje e vendos vendin në pjesën e mesme të listës, dukshëm më poshtë se shumë vende nga Afrika, Lindja e Mesme dhe disa rajone të Amerikës Latine, por mbi disa shtete evropiane dhe ekonomi të zhvilluara.
Publikimi i këtyre të dhënave nga presidenti Trump shihet si pjesë e qëndrimit të tij të ashpër ndaj emigracionit dhe reformës së sistemit social, duke theksuar nevojën për politika që, sipas tij, favorizojnë emigrantët që kontribuojnë ekonomikisht dhe reduktojnë varësinë nga ndihmat shtetërore.






