Zgjedhje për kryetar në Qendër Zhupë / Rruga rajonale problemi më i madh

    Qytetarët e Qendër Zhupës më 11 janar do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të Komunës. Kandidati i vetëm është Arian Ibraim nga Partia Demokratike Turke. Njëri ndër problemet kryesore me të cilat përballet komuna është infrastruktura.

    Problemi më i madh është rruga rajonale, në gjatësi prej 30 kilometra, e cila kalon nëpër qendër të komunës, dhe për të cilën Ibraim thotë se nuk i plotëson kushtet për të qenë rrugë rajonale, ndërsa ka qenë në kompetencë të ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore. Për shkak të kësaj, hyrja në komunë ka qenë shumë e vështirë për kamionët dhe autobusët, veçanërisht në kushte dimërore. Ai shpreson se në bashkëpunim me Qeverinë do të bëhet zgjerimi i kësaj rruge.

    “Ne si komunë jemi të detyruar për rrugët lokale, që do të thotë prej rrugës rajonale deri te hyrja e fshatrave t’i mirëmbajmë ato, dhe gjatësia e këtyre rrugëve është më e vogël se ajo e rrugës rajonale, prandaj në pjesën e rrugëve lokale ne më shumë se 90% i kemi ri-asfaltuar të gjitha gjatë këtyre 12 viteve, ndërsa është ri-asfaltuar edhe rruga nga Ura e Melnikut deri në fshatin Dolgash si rrugë rajonale, mirëpo është bërë vetëm një rikonstruksion, ndërsa kërkesa jonë është që e njëjta rrugë të zgjerohet dhe t’i plotësojë kushtet për të qenë rrugë rajonale”, tha Arian Ibraim – kandidat për kryetar të Komunës së Qendrës Zhupë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gërvalla: veprimet e Serbisë pasqyrojnë synimet e Rusisë, retorika militariste rrezik për Europën

    Lajmi i rradhës

    Fuqi blerëse reale – çfarë mund të blini sot me 1 mijë denarë?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë