Kandidatët e Mavrovës premtojnë gjithçka, por komuna pa rezultate konkrete

    Fotografia: Emir H

    Që nga zgjidhja e problemit me ujin e pijshëm, deri te përmirësimi i kushteve dhe zhvillimi i turizmit, ndërtimi i infrastrukturës rrugore, mbrojtja e banorëve nga kafshët e egra, por edhe organizimi i deponive, kandidatët për Komunën e Mavrovë Rostushës, kanë fokusuar të gjithë fushatën e tyre, në takime me banorët dhe në rrjetet sociale.

    Kandidati për kryetar komune nga VMRO-DPMNE-ja, Oner Jakuposki dhe ai i LSDM-së Anes Ahmeti thonë se kanë paraparë projekte konkrete për të gjitha këto probleme dhe se do të punojnë për zgjidhje në mandatin e ardhshëm.

    “Në programin tonë kemi paraparë rikonstruksion dhe ndërtim të plotë të rrjeteve të ujësjellësit në të gjitha vendbanimet ku ka nevojë për këtë, duke përfshirë rikonstruksionin e burimit të Beliçkës, si dhe pjesërisht rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Skudrinë” tha Anes Ahmeti, kandidat për kryetar komune nga radhët e LSDM-së për Komunën e Mavrovë-Rostushës.

    “Vlerësojmë se me ndihmën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor si ministri kompetente dhe së bashku me Ministrinë e Transportit do t’i përmirësojmë kushtet dhe furnizimin me ujë edhe në vendbanimet e tjera ku realisht ka nevojë”, u shpreh Oner Jakuposki – kandidat për kryetar të Komunës së Mavrovë–Rostushës nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

    Dy kandidatët janë të vetmit në këtë garë të përsëritjes së zgjedhjeve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria teknike e modelit të Përzhinës: mekanizëm partiak me kompetenca të kufizuara

    Lajmi i rradhës

    Pas zgjedhjeve lokale, krizë e koalicioneve dhe e lidershipit shqiptar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë