Historike, ShBA-ja me piramidë të re ushqimore

    Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr. ka zbuluar së fundmi një version të ri të piramidës ushqimore amerikane, duke goditur “udhëzimet tradicionale” të ushqyerjes.

    Ai e quajti ndryshimin “rigjallërimin më të rëndësishëm të politikës federale ushqimore në histori”.

    “Si sekretar i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, mesazhi im është i qartë: Hani ushqim të vërtetë”, tha Kennedy.

    Në piramidën e vjetër, bazë e dietës ishin drithërat – bukë, oriz dhe makarona – ndërsa yndyrat dhe sheqeri ishin në majë dhe të kufizuar, raporton usatoday.

    Tani, piramida e re e RFK Jr. “përmbys” këtë hierarki: ushqimet me proteina të larta, yndyrat e shëndetshme, frutat dhe perimet janë tani pjesa më e rekomanduar e dietës, ndërsa drithërat e rafinuara dhe ushqimet e përpunuara janë vendosur në bazën më të vogël.

    Çfarë ka ndryshuar kryesisht?

    Proteina dhe yndyra të shëndetshme si mishi, peshku, vezët dhe bulmeti janë promovuar si pjesë kryesore e dietës.

    Drithërat dhe karbohidratet e rafinuara tani rekomandohen në sasi më të ulët.

    Sheqeri dhe ushqimet shumë të përpunuara duhet të shmangen sa më shumë.

    Ekspertët janë të ndarë: disa e përshëndesin këtë qasje “më natyrale” dhe fokusin tek ushqimet e plota, ndërsa të tjerë shqetësohen se mishi i kuq dhe yndyrat e ngopura mund të kundërshtojnë dekada udhëzimesh tradicionale të shëndetshme.

    Piramida e re ushqimore pritet të ndikojë në udhëzimet federale për shkollat, programet e ushqimit dhe këshillat shëndetësore për qytetarët amerikanë, duke shënuar një ndryshim të madh në konceptin e dietës së përditshme. 

    Lajmi Paraprak

    Simptoma të hershme dhe të papritura të intolerancës ndaj glutenit

    Lajmi i rradhës

    A do të luajë Lionel Messi në Kupën e Botës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë