Kina dhe Kanadaja lehtësojnë tarifat tregtare

    Lideri kinez, Xi Jinping dhe kryeministri kanadez, Mark Carney njoftuan një marrëveshje për ulje tarifash pas takimit të tyre në Pekin, duke shënuar një “riformatim” të marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Kina pritet të ulë tarifat për vajin e kanolës kanadeze nga 85 në 15 për qind, ndërsa Kanadaja do të tarifojë automjetet elektrike kineze me 6.1 për qind.

    Marrëveshja vjen pas viteve të tensioneve dhe tarifave reciproke dhe mund të hapë rrugën për investime të reja kineze në Kanada, raporton bbc.

    Carney nënvizoi se Kanadaja po përpiqet të diversifikojë tregtinë jashtë SHBA-së dhe se diskutimet me Pekinin kanë qenë “realiste dhe me respekt”.

    Megjithatë, ai theksoi se Kanadaja nuk pajtohet me Kinën për të gjitha çështjet, përfshirë të drejtat e njeriut, ndërhyrjet në zgjedhje dhe kufijtë e negociatave.

    Marrëveshja përfshin gjithashtu ulje tarifash për disa ushqime kanadeze, duke lehtësuar prodhuesit vendas.

    Xi e përshkroi zhvillimin e marrëdhënieve si “të shëndetshme dhe të qëndrueshme”, të dobishme për paqen dhe prosperitetin botëror.

    Kjo vizitë shënon takimin e parë të një kryeministri kanadez në Kinë pas gati një dekade, duke rihapur dyert për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar mes dy fuqive.

    Lajmi Paraprak

    ShBA-ja emëron Rubion, Blairin dhe Kushnerin në bordin e Gazës të Trump

    Lajmi i rradhës

    ICE në burgjet amerikane mban 73 mijë njerëz, numri më i lartë në histori

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë