Votohet ligji për “Qytetin e Sigurt”, zbatimi nis më 1 shkurt

    Deputetët e Maqedonisë së Veriut votuan për ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje, me të cilin mundësohet që sistemi Qyteti i Sigurt të hyjë në fuqi nga 1 shkurti.

    Gjithsej votuan 100 deputetë, 81 “Për” dhe 19 “Kundër”.

    “Konstatoj se Kuvendi e miratoi Ligjin për ndryshuime dhe plotësimin e Ligjit për Kundërvajtje “, tha Gashi.

    Amendamentet u shqyrtuan dhe u votuan me procedurë të shkurtuar.

    Për votuan deputetët e VMRO DPMNE, VLEN, ZNAM, Levica dhe deputeti i pavarur Ilir Demiri. Deputetët e BDI-së dhe LSDM-së ishin kundër.

    Lajmi Paraprak

    Ura në Luiziana thuhet se shkakton ‘sulme paniku’ te shoferët gjatë kalimit

    Lajmi i rradhës

    TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në ShBA

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë