Pse Spanja refuzon t’i bashkohet Bordit të Paqes?

    Pedro Sanchez deklaroi dje se Spanja nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump.

    “E vlerësojmë ftesën, por e refuzojmë. Kjo e bëjmë kryesisht dhe në thelb për arsye të qëndrueshmërisë”, tha kryeministri spanjoll për gazetarët pas samitit të BE-së në Bruksel.

    Ai shtoi se vendimi është në përputhje “me rendin multilateral, sistemin e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare”.

    Kryeministri spanjoll gjithashtu theksoi se Bordi “nuk përfshin Administratën Palestineze”, raporton yahoonews.

    Trump të enjten formalizoi krijimin e Bordit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke nënshkruar statutin themelues së bashku me një grup të larmishëm vendesh.

    Afro 60 qeveri u ftuan të bashkohen, por pak aleatë perëndimorë të Uashingtonit e kanë pranuar publikisht, dhe Hungaria dhe Bullgaria janë të vetmet shtete anëtare të Bashkimit Evropian që kanë nënshkruar deri tani. Ndër nënshkruesit e tjerë është edhe Kosova, e cila u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani.

    Trump fillimisht e konceptoi Bordin si një organ që do të mbikëqyrë rindërtimin e Rripit të Gazës pas luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

    Që atëherë ai ka propozuar që ambiciet e Bordit mund të zgjerohen për të adresuar konflikte dhe kriza në mbarë botën. Trump të enjten njoftoi gjithashtu bashkëpunimin midis Bordit dhe Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Pritje dhe dyshime për Komisionin për të Zhdukurit

    Lajmi i rradhës

    Disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente për shkak të stuhisë dimërore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë