Bekim Ramadani
Muzicient
Ni dit’, masi kishe ra zilja e pushimit t’gjat’, ataj te dera e himjes, te gjimnazi jon’, ni profesor xhi a punsau sivjet u “raspravke” me ni zotnaj xhi kishte ardh’ t’interesohet për gjalin e vet. Un’ tu kapërcaj ataj ngat, u dhash selam ene sa u largova pak, kolega jem m’thajri xhi t’afrohem ma ngat ene t’i ndihmoj se sën u mirshin vesh kurni far fe me atë prindin. “Ishalla mun t’u ndajfi dëni far çishiti!” – u thash. Profesori i ri m’u kthaj ene m’tha: “Ki zotnaja e ka gjalin ktau te ne ama nuk e di se callin profesor e ka kujdestar klase, don ta zateke, se njen shtahaj s’kana kana hiç, n’asni mledhje”. “Po, majr,” i tham une “ki ka t’drejt’ t’vaje kur t’i doje shpajrti, se e ka evlad”. “Po, ama, ki zotnaja asht i sigurt se e ka gjalin te I-13” m’thot’ kolega i ri. “Jo, jo, ktau te ne nuk ka tremdhet’ paralele, janë veç dimdhet’” – u thash me ni za t’hunxhët. “Jo, un’ e di se gjalin e kam te I-13” – kcen prap aj zotnaja. At’her’ i drejtohem prap me za t’hunxhët, ani pse damar’t zun tëm dalin përmaj lëkur’: “A e din se kan e ka kujdestar klase aj gjali jot?” Ma kthej shaum frajk: “E ka ni profesoresh’ pa martau, ene m’duket se i ka flokt e kuçe”. “O, zotnaj, hajt lene kët’ muhabet, se imi t’u hup vakët, ene pushimi na shkoj, po ene iqindajën sën de e fali n’vakët ktau te Xhamaja e Pashës. A ban taj ta thajrish n’telefon at’ evladin tan’ ene ta pajsish se te calla klas’ asht’, ene kan e ka kujdestar!” E mur telefonin, masandi i çiti xizllajgat xhi t’i shohe ma majr numrat, ene me nervoz’ t’madhe i thot’ gjalit t’vet: “Si e pat emnin ajo kujdestarja jote, se e harrova?” E msheli telefonin ene na e kallzoj neve emnin, ama un’ ja ktheva meniher’ tuj i than’ se ktau te ne nuk ka profesoresh’ me çashtau emni. “T’lutem, thajre ene niher at’ gjalin ene berma mu telefonin xhi ta pajs ma tamam, se m’shkoj menja mos e ka ngatrrau ki zotnaja kët’ shkollën ton’ me gjimnazin “7 Marsi”. Masi ra 4-5 herë telefoni e ngrajti aj nxansi ene, pa nja pa di, e pajta un’ vet, xhi ta marr vesh pi dorës par’: “Te calli gjimnaz msojsh be gjal?” Aj, me ni za t’trash’ m’tha: “Nuk jam n’gjimnaz, une msoj te shkolla ekonomike”. U thkeva ka baba i vet ene i thash: “Pse be na malltretojsh pi parës? Ki gjali jot nuk asht’ te ne, ai msojka n’shkollën ekonomike”. “Po xhi t’boj une, far faji kam? Gruja jeme m’tha se gjalin e kimi n’gjimnaz. Ah, tarafallen e nanës…” tha pa asni marre. Shkoj bile ene pa na dhan dorën, ene pa kërkau falje xhi na e murr vaktin kot e kot…
*Shkrimi është shkruar në dialektin tetovar






