Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e udhëheqësve të UÇK-së

    Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim deklaratën “Për pafajësinë e udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    Deklarata, e paraqitur nga Igli Hasani, shpreh mbështetje të plotë për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte legjitime dhe në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

    Kuvendi bën thirrje për një proces të drejtë dhe të paanshëm në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe angazhohet për mbrojtjen e së vërtetës historike dhe dinjitetit të luftës çlirimtare të Kosovës.

    Deklarata i është transmetuar institucioneve ndërkombëtare dhe qeverive mike, ndërsa disa ditë më parë Prokuroria Speciale kërkoi 45 vjet burg për secilin të akuzuar, ose 180 vjet gjithsej.

    Lajmi Paraprak

    Kontrolle në 43 kompani të kanabisit mjekësor, Azir Aliu emëron komisione të reja

    Lajmi i rradhës

    Zvicra voton këtë verë për kufizimin e popullsisë në 10 milionë banorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë