Fetai: fillimisht të dakordohemi për parimet, pastaj të zgjidhet kryetari i VLEN-it

    Arben Fetai, në Click Plus përmendi edhe parimet bazë mbi të cilat është formuar VLEN-i dhe të cilat, sipas tij, duhet të ndiqen edhe më tej. Fetai mes tjerash tha se VLEN-i është ndërtuar mbi parimin e barazisë së katër subjekteve, ku secili ka nga një çerek të përfaqësimit – formulë që konsiderohet çelësi i suksesit në zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Poashtu, si parime themelore përmenden edhe konsensualiteti dhe kolegjialiteti në vendimmarrje, përcjell Nistori.

    “Çka për mua është e rëndësishme është se, para se të diskutojmë çështjen se kush do të jetë kryetar, në çfarë formati dhe në çfarë mënyre do të zgjidhet i pari i VLEN-it, mua më intereson t’i dakordojmë parimet. Siç e dini, parimet bazë të VLEN-it janë dakorduar me marrëveshjen e themelimit të VLEN-it para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024 dhe aty janë disa parime: e para është barabartësia e katër subjekteve. Siç e dini, hisja brenda VLEN-it ndahet në katër çerekë dhe kjo, për mua, është parimi bazë i VLEN-it. Kjo është formula e suksesit të VLEN-it si në zgjedhjet parlamentare, ashtu edhe në ato lokale, sepse katër subjekte ishin bashkuar drejt një qëllimi të përbashkët, bazuar në parime të barazisë. Por janë edhe disa parime të tjera, siç është edhe konsensualiteti dhe kolegjialiteti”, deklaroi Fetai.

    Fetai tha se, pas shpalljes së zgjedhjeve lokale, nuk ka pasur aktivitete partiake, por diskutimet për unifikimin e koalicionit VLEN kanë qenë intensive që nga nëntori. Ai theksoi se një nga opsionet që po shqyrtohet është zgjedhja e një kryetari me rotacion.

    Sipas Fetait, janë hartuar disa dokumente që përcaktojnë parimet dhe rrugën drejt unifikimit të VLEN-it: dokumenti i parë nga Zekirja Ibraimi, më pas një dokument i dytë i përgatitur prej tij mbi bazën e draftit fillestar dhe diskutimeve të zhvilluara, si dhe një dokument i tretë nga Bekim Qoku.

     “Po shifni në këtë drejtim unë e thash për momentin prej shpalljes së zgjedhjeve lokale nuk ka pasur aktivitete në kuadër të partive politike. Njëra nuk e përjashton tjetrën. Mund të jetë një kryetar i zgjedhur me rrotacion, ky është një nga opsionet që diskutohet, unë normal që i kamë mbëedh strukturat e mia, funksionar kryesinë e kështu me rradhë, dhe kemi diskutuat në vazhdimësi zhvillimet në kuadër të unifikimit të koalicionit VLEN. Në këtë drejtim dua të them që diskutimet kanë qenë goxha intenzive nga nëntori e këndej dhe janë hartuar disa dokumente. Të parin e ka hartuar ish kryetari i Alternatives zekirja Ibraimi dhe ka vendosur disa parime në letër dhe pista drejt unifikimit të VLEN-it dhe para disa javëve unë bazuar në atë draftë të Zekirja Ibraimit dhe diskutimeve që kanë vazhduar kamë përgatit një dokument të rradhës dokumenti i dytë për të ardhmen e VLEN i cili diskuton parimet drejt unifikimmit dhe është një dokument i tret që ka përgatitur edhe z. Qoku bazuar në këto dy dokumente dhe diskutojmë pra në letra me parime”, shtoi zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai nga VLEN. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Studimi gjerman zbulon se qindra mijëra fëmijë kanë varësi nga mediat sociale

    Lajmi i rradhës

    Eprori i bën për spital dy pjesëtarë të ARM-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë