Katër kantierë ndërtimi në komunën Qendër janë gjobitur pasi inspektorët komunalë konstatuan se ato kishin zënë ilegalisht sipërfaqen publike. Mbeturinat dhe materialet e ndërtimit ishin shpërndarë në mënyrë që rrezikonin drejtpërdrejt lëvizjen e këmbësorëve dhe rrjedhën normale të trafikut, përcjell Nistori.
Komuna Qendër njofton se shërbimet e inspektimit kanë kryer kontrolle në disa pjesë të komunës, ku shkelje janë regjistruar në rrugët “Zllatko Shnajder”, “9 Maji”, “Debarca” dhe “Vasil Stefanovski”.
Për këto shkelje, inspektorët përgatitën procesverbale dhe lëshuan urdhëresa kundërvajtëse me sanksione monetare që variojnë nga 1.300 deri në 1.800 euro, në varësi të ashpërsisë së shkeljes.
“Zero tolerancë për këdo që shkel ligjin dhe cenon hapësirën publike”, deklaroi kryetari i komunës, Goran Gerasimovski.
Gerasimovski theksoi se mbikëqyrja e kantiereve të ndërtimit do të vazhdojë me intensitet të pandërprerë, me qëllim sigurimin e një hapësire publike të pastër dhe funksionale. /Nistori/






