Osmani: VLEN-i është një prej fatkeqësive të shqiptarëve, por për BE-në do të uleshim me secilin

    Nënkryetari BDI-së, Bujar Osmani, ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me të gjithë subjektet politike shqiptare për çështjet që lidhen me integrimin evropian, përcjell Nistori.

    Duke folur në KohaCast, Osmani tha se, pavarësisht qëndrimit kritik ndaj VLEN-it, për çështje madhore si integrimi evropian, BDI është e gatshme të ulet dhe të diskutojë me secilin.

    “VLEN është një prej fatkeqësive që i ka ndodhur shqiptarëve”, deklaroi Osmani, duke shtuar se për hir të integrimeve evropiane, të cilat i konsideron jetike, “BDI do të ulej me secilin për çështjen e Bashkimit Evropian”.

    I pyetur nëse kjo përbën një derë të hapur edhe për Izet Mexhitin, Osmani tha se qëndrimi vlen për të gjithë.

    Lajmi Paraprak

    Libra të këqij, të mirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë