Yamal dhe Pedri reagojnë ashpër pasi dëgjuan thirrje islamofobe nga tifozët e Spanjës

    Lamine Yamal / Fotografia: UEFA via Getty Images

    Lamine Yamal pati një reagim të ashpër ndaj tifozëve të Spanjës që kënduan një këngë anti-myslimane pas barazimit 0-0 të La Roja me Egjiptit të enjten, sipas raporteve.

    Yamal ishte titullar për Spanjën në këtë barazim në stadiumin RCDE në Barcelona dhe u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë.

    Gjatë 10 minutave të para të ndeshjes, tifozët vendas u dëgjuan duke kënduar: “kërce, kërce, kërce, kush nuk kërcen është mysliman”.

    Sipas Cadena SER, Yamal ishte i vetmi lojtar spanjoll që nuk duartrokiti tifozët pas ndeshjes dhe thuhet se u largua nga stadiumi me kokë ulur, i shoqëruar nga sigurimi.

    Portieri Joan Garcia shtoi se skuadra e Spanjës është “plotësisht kundër çdo lloj diskriminimi”.

    Si një nga favoritët për Kupën e Botës, Spanja do të nisë fushatën e saj më 15 qershor në Atlanta, me një përballje kundër Kepit të Gjelbër.

    Të përfshirë në Grupin H, ata do të luajnë gjithashtu kundër Arabisë Saudite dhe Uruguajit.

    Egjipti është një vend ku feja kryesore është Islami. Yamal, sensacioni i Barcelonës dhe Spanjës me prejardhje marokene, është gjithashtu një mysliman praktikues.

    Edhe Mesfushori i Spanjës, Pedri, ka folur kundër diskriminimit fetar pas një ndeshjeje miqësore kundër Egjiptit (0-0) në Barcelonë, ku një pjesë e tifozëve shënjestruan myslimanët me thirrje ofenduese.

    Incidenti ndodhi në ‘RCDE Stadium’ rreth minutës së 20-të të ndeshjes së luajtur të martën mbrëma.

    Një pjesë e tifozëve filluan të brohorisnin, “Kush nuk kërcen është mysliman”, me disa spektatorë që kërcyen në ritëm.

    Këto thirrje bënë që ylli i Spanjës, Yamal, të reagoj me kundërshtim, ndërsa pas tij ka reaguar edhe ylli tjetër i Barcelonës, Pedri.

    “Ne nuk i miratojmë thirrjet raciste. Nuk na pëlqejnë dhe kategorikisht nuk i mbështesim”, deklaroi fillimisht Pedri.

    “Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për ta zhdukur këtë nga fushat e futbollit”, përfundoi mesfushori spanjoll.

    Lajmi Paraprak

    Urologjia në Shkup në ngërç, qytetarët presin deri në tre muaj për një termin

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: nëse UNESCO kundërshton Korridorin 8, do të kërkojmë zgjidhje tjetër

    Bashkohu

    Informohu në kohë